TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot luhet java e 27-të e Kategorisë së Parë, me 12 skuadrat që zbresin në fushë, ku pesë ndeshje do të zhvillohen në orën 14:00 dhe një në orën 19:00.
Në orën 14:00 spikat sfida Flamurtari-Apolonia, dy skuadra që duket se e kanë siguruar fazën “play-off”, por mbetet një përballje interesante, që ka brenda historinë dhe rivalitetin ndër vite. Edhe Bylis-Kastrioti një sfidë tradite, me dy skuadra që i kanë tonin kampionatit shqiptar, si në elitë, ashtu edhe në të Parën.
Po ashtu, edhe përballja mes Vorës dhe Korabit është për play-off, me vendasit që kërkojnë të bëjnë historinë, duke dashur të provojnë ngjitjen për herë të parë në Superiore.
Luzi pret Burrelin, një ndeshje ku vendasit kërkojnë t’i shpëtojnë rënies nga kategoria. Për mbijetesën është edhe sfida Tomori-Besa, me beratasit që duket se e kanë shkruar fatin e vet këtë vit, duke qenë vetëm një këmbë në Kategorinë e Dytë.
Në orën 19:00, Elbasani kryesues pret Lushnjën. Verdheblutë kërkojnë të mbrojnë kreun në fushën e tyre, ndërsa në krahun tjetër Lushnja për të besuar deri në fund se mund të arrijë zonën play-off.
NDESHJET E SOTME
FLAMURTARI-APOLONIA 14:00
BYLIS-KASTRIOTI 14:00
VORA-KORABI 14:00
TOMORI-BESA 14:00
LUZI-BURRELI 14:00
ELBASANI-LUSHNJA 19:00.