SPORT, 22 Nëntor 2023, 09:29

KATEGORIA E PARË/ 10 skuadra zbresin në fushë, njihuni me sfidat e javës së 12-të

KATEGORIA E PARË/ 10 skuadra zbresin në fushë, njihuni me sfidat

Kategoria e Parë rikthehet për të luajtur sfidat e para të javës së 12-të, me 10 skuadra që zbresin në fushën e lojës.

Në orën 13:30, Bylisi kryesues luan në transfertë me Burrelin, ndërsa Apolonia pret Lushnjën.

Flamurtari i Çelës pret në Vlorë Luzin për tre pikët e radhës, ndërsa Tomori ndeshet në transfertë me Korabin.

Në orën 17:00 spikat supersfida mes AF Elbasanit dhe Kastriotit.

NDESHJET:

APOLONIA – LUSHNJA 13:30

BURRELI – BYLIS 13:30

FLAMURTARI – LUZI 13:30

KORABI – TOMORI 13:30

AF ELBASANI – KASTRIOTI 17:00.