TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbrëmje “jo” për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi. 34-vjeçari i cili është edhe kapiteni i Grasshoper, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 22-të në sfidën ndaj St Gallen.
Një gabim në afërsi të zonës, detyroi Abrashin, që të shkaktonte faull taktik ndaj sulmuesit kundërshtar, teksa gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq, pasi kishim të bënim me lojtarin e fundit.
Vendasit kishin shënuar në minutën e 16-të, me Guebles. Edhe pse me 10 lojtarë, Grasshopers, arriti të gjente baraspeshën e përkohshme me Kitel në minutën e 35-të. Ndërkohë në fragmentin e dytë të ndeshjes, St Galen shënoi edhe 2 gola të tjera me Geubles dhe Vitzig në minutën e 58-të dhe 66-të.
KARTONI I KUQ I ABRASHIT: VIDEO