TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nuk kanë kaluar shumë ditë që kur Reali i Madridit ngriti në qiellin e Parisit trofeun e Ligës së Kampioneve për herë të 14-të në historinë e tij.
Madje, as polemikat, me Realin e Madridit dhe Liverpulin që kanë akuzuar UEFA-n dhe policinë franceze për problemet e shumta me të cilat u shoqëruar finalja e 28 majit.
Por mes premtimeve për hetime të pavarura e ndjesës publike të UEFA-s, kjo e fundit ka nxituar të publikojë datat e edicionit të ardhshëm të Ligës së Kampioneve.
Kjo ka bërë që UEFA të ndryshojë datat e zhvillimit të ndeshjeve në fazën në grupe në Ligën e Kampioneve, duke ngushtuar datat me qëllim që gjithçka të mbyllet përpara 21 nëntorit që përkon edhe me datën e fillimit të Kampionatit Botëror. Pak a shumë do të jetë një sezon gati ekspres në Ligën e Kampioneve.
Pa u ndalur te faza eliminatore, ndeshjet e fazës në grupe do të luhen me një kalendar mjaft të ngjeshur.
Takimet e para në grupe do të luhen në datat 6-7 shtator, teksa takimet e fundit në grupe do të luhen në datat 1-2 nëntor 2022.
Zakonisht, faza në grupe në Ligën e Kampioneve mbyllet në javën e dytë të dhjetorit, por me Botërorin përpara, faza në grupe do të mbyllet një muaj më parë.
