TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Renan Lodi është zyrtarisht lojtar i Al Hilal. Mbrojtësi i majtë brazilian, ish lojtari i Atletico Madrid dhe Marseille, ka nënshkruar kontratë me klubin e elitës arabe deri në vitin 2027.
“Sot, Bordi Drejtues i Al Hilal Club Company përfundoi procedurat për nënshkrimin e brazilianit Renan Lodi. Sipas kontratës, Lodi do të mbajë fanellën e Al Hilal për tre sezone e gjysmë, deri në vitin 2027” – shkruan Al Hilal.
25-vjeçari i pati fillimet e veta në Serie A të Brazilit, me skuadrën e Athletico-PR. Lodi ka luajtur 19 ndeshje për Brazilin.