TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Forma e mirë e Amir Rrahmanit këtë sezon me Napolin ka bërë që shumë ekipe të shfaqin interesim për shërbimet e mbrojtësit shqiptar të Kosovës.
Sipas gazetarit Xhovani Skoto, interesim të madh për transferimin e Rrahmanit ka shprehur Atletiko Madrid, që po shqyrton opsionet për të përforcuar mbrojtjen në merkaton e janarit.
Një kalim i mundshëm i Rrahmanit në La Liga tek klubi nga kryeqyteti spanjoll do të ishte një hap i madh në karrierën e tij.
Besohet se ka qenë vet trajneri Diego Simeone ai i cili personalisht i ka kërkuar drejtuesve të “Los Colchoneros” që ta transferojnë Rrahmanin, pasi ai me paraqitjen e tij ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve i ka lënë përshtypje të madhe.
Rrahmani ka kontratë me Napolin deri në qershor të vitit 2027 dhe do të duhej një ofertë e majme që klubi italian të konsideronte shitjen e tij.
Kujtojmë që Rrahmani ishte bërë pjesë e Napolit në vitin 2020, pasi paraprakisht kishte veshur fanellën e Veronës në sezonin 2019/2020.