SPORT, 7 Shkurt 2024, 14:30

Juventusi vendos çmimin për Vlahovic

Juventusi vendos çmimin për Vlahovic

Në kontinentin e vjetër si shumë vite përpara do të zhvillohet një tjetër supersfidë gjatë merkatos së verës për Dusan Vlahovic.

Serbi pretendohet nga Atletico Madridi dhe Chelsea, i cili e ka të hapur derën e largimit nga Juventusi.

Për këtë arsye drejtuesit e torinezëve kanë reaguar menjëherë në lidhje me golashënuesin, për të cilin sipas informacioneve të fundit pretendojnë minimalisht 80 milionë euro.

Sigurisht, është një shifër e konsiderueshme duke qenë se ishi i Fiorentinës nuk ka rezultuar në lartësinë e duhur gjatë sfidave.

Në të kaluarën kur ishte pjesë e ‘’ Vjollcëve ‘’ 24 vjeçari nga Beogradi konsiderohej ndër lojtarët më premtues por eksperienca me ish rekordmenët e Scudettos nuk po i rikonfirmon cilësitë e tij.

Megjithatë, ‘’ Blutë e Londrës ‘’ dhe ‘’ Los Colchoneros ‘’ mendojnë se Dusan Vlahovic shumë shpejt do të rikthehet në lojtarin e dikurshëm, për të cilin për hir të së vërtetës pretendentët asnjëherë nuk kanë munguar.

12 gola në 23 sfida janë statistikat e ishi-t të Partizan Beogradit në sezonin aktual tek bardhezinjtë, një ekip i cili në të kaluarën bëri ligjin në Serinë A, duke e fituar për 9 vite rradhazi.