SPORT, 9 Qershor 2022, 12:52

Juventusi tenton t’i prishë punë Milanit, “Zonja” nis kontaktet me objektivin kryesor të kuqezinjve në merkato

Juventusi tenton t’i prishë punë Milanit, “Zonja”

Juventusi duket se po studion me kujdes alternativat e Anhel Di Marias, me argjentinasin që në këto momente duket pranë Barcelonës.

“Zonja” duket se zëvendësuesin e tij e ka pikasur në Serinë A teksa ka nisur tratativat me futbollistin e Romës, Nikolo Zaniolo, i cili në ditët e fundit është përfolur shumë për një transferim te Milani.

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, bardhezinjtë po studiojnë paralelisht si mesfushorin e Romës ashtu edhe sulmuesin e Sasuolos, Domeniko Berardi. Zaniolo pëlqehet më shumë nga Alegri sepse i përngjanë në stilin e lojës të larguarit të fundit nga bardhezinjtë, Paolo Dibala.

Aftësia e 22-vjeçarit për të luajtur disa role në mesfushë si edhe në sulm duket se e ka bindur Juventusin të kontaktojë me Romën për një transferim të mundshëm të talentit italian.

Tani bardhezinjve i mbetet të mposhtin konkurrencën e Milanit për të arritur të transferojnë një nga të rinjtë më premtues të Serisë A.