TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Barcelona kërkon të shesë dhe me shpejtësia madje, pas blerjeve të bujshme që ka bërë deri tani, duke nisur mbi të gjitha nga sulmuesit e shumtë që ka në dispozicion. Një prej tyre është Memfis Depai, i cili pas largimit të Ronald Kumanit është thjesht një person me kontratë në klub në sytë e Ksavit.
Trajneri aktual nuk e llogarit holandezin në skemat e tij, aq më tepër tashmë që ka mbërritur edhe Robert Levandovski i pazëvendësueshëm. Por në të njëjtën kohë, nëse sheh në “treg”, pak ekipe duket se duan një sulmues dhe mes tyre është Juventusi, i cili po vështron për një zëvendës Vlahoviç.
Dhe nga Katalunja, duke njohur edhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes presidentëve, Joan Laporta dhe Andrea Anjeli, kërkesa për kartonin e Depait është “vetëm” 20 milionë euro, shumë kjo e cila i është lejuar bardhezinjve që të shlyhet edhe me tri këste. Ideja duket interesante, edhe nga fakti se rroga e Depait prej 5 milionësh nuk tremb “Zonjën e Vjetër”.