TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Juventusi mori një kualifikim tenistik në Kupën e Italisë ndaj Salernitanës, në shifrat 6-1, por përballja mes dy ekipeve në kampionat dhuroi një histori ndryshe. Skuadra e Pipo Inzagit për pak sa nuk e hidhëroi “zonjën e vjetër”, e cila arriti të marrë një fitore me përmbysje (2-1) në minutat shtesë të takimit.
Pjesa e parë u mbyll me fitoren 1-0 të Salernitanës, ku golin për vendasit e shënoi Maxhiore në minutën 39-të. Pjesa e dytë nisi keq për Salernitanën, pasi në minutën e 53-të autori i golit doli nga fusha me karton të kuq. Falë superioritetit numerik Juve arriti të barazojë shifrat në minutën 65-të me Iling.
Në minutën e parë shtesë, 90+1, është sulmuesi serb, Dushan Vlahoviç ai që përmbys rezultatin dhe i jep një trepikësh të vuajtur Juventusit, duke mos e lënë Interin që të shkëputet më shumë se dy pikë. Zikaltërit kryesojnë Seria A me 48 pikë dhe janë shpallur edhe kampionë dimri.