TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

E ardhmja e Stefano Piolit duket e shkruar, sido që të mbyllet ky sezon. Trajneri po kalon muajt e fundit të tij në pankinën kuqezi pasi në klub janë të bindur se koha e tij ka mbaruar. Dhe që tani ka nisur kërkimi për emrin që do ta zëvendësojë në verë.
Mediat italiane flasin prej ditësh se Zlatan Ibrahimoviç po mundohet të bindë drejtuesit që të investojnë për të afruar Antonio Konten në pankinë. Por ndërkohë, ai nuk është profili i vetëm që po vëzhgohet nga klubi.
Sipas “Tuttosport”, në listën e kuqezinjve janë edhe tre trajnerë të tjerë që po bëjnë shumë mirë në sezonin aktual. I pari është Tiago Mota i cili po bën çudi me Bolonjën dhe është një nga alternativat, ashtu si Vinçenco Italiano në pankinën e Fiorentinës. Ndërkaq, një trajner jashtë kufijve të Italisë që po monitorohet me kujdes është ai i Nicës, italiani Françesko Farioli, i cili ka dalë në skenë si një nga emrat më interesantë në qarkullim.