TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Java e 18-të e Kategorisë së Parë ngre siparin sot me tre ndeshje, që startojnë në orën 13:30. Takimi Korabi-Vora, i planifikuar të luhej në Peshkopi, është spostuar në Vorë, për shkak se fusha e stadiumit të skuadrës dibrane është ende e mbuluar nga dëbora.
Luzi 2008 pret në shtëpi Lushnjën, ku padyshim vendasit do të kërkojnë trepikëshin, që të largohen nga zona e rrezikshme e fundit të tabelës. Sfidë e rëndësishme edhe në Berat, ku Tomori kërkon të lërë pas krizën, por në shtëpi i vjen një kundërshtar jo i lehtë si Apolonia. Ndërsa tre ndeshjet e tjera të javës së 18-të do të luhen nesër.
JAVA 18
SOT
KORABI-KASTRIOTI 13:30
(Në Vorë)
LUZI 2008-LUSHNJA 13:30
TOMORI-APOLONIA 13:30.
