TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aleksander Ceferin ka njoftuar se nuk do të rikandidojë për një mandat të tjetër si president i UEFA-s në vitin 2027.
Ndryshimet në statutin e UEFA-s të cilat u miratuan në Kongresin e së enjtes në Paris bënë të mundur zgjatjen e numrit të mandatave që do ta mbante Ceferin në krye te UEFA0s deri në vitin 2031, por ai tani e ka përjashtuar këtë.
“Gjashtë muaj më parë vendosa që nuk do të kandidoj më. Arsyeja është se pas një kohe çdo organizate ka nevojë për gjak të freskët, por kryesisht sepse unë jam larg familjes për shtatë vjet tani”, tha slloveni në një konferencë për shtyp pas Kongresit.
Shoqata e Futbollit të Anglisë kishte qenë e vetmja federatë që votoi kundër ndryshimit të statutit gjatë Kongresit, me shefin e saj ekzekutiv Mark Bullingham që mbante një karton të kuq në kundërshtim me të.
???? UEFA President Aleksander Čeferin will shortly attend a #UEFACongress press conference here in Paris.
— UEFA (@UEFA) February 8, 2024
You can watch it here: ⬇️