TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zvicra ka humbur sot mundësinë më të mirë për të siguruar kualifikimin direkt në Euro 2024, pasi është ndalur në një barazim 1-1 përballë Izraelit në ndeshjen e prapambetur nga muaji i kaluar.
Helvetët me një fitore siguronin kualifikimin në Europian dhe kishin mundësinë e artë në këtë sfidë, të cilën Izraeli e luante në “shtëpi” në Hungari. Goli i Vargas në pjesën e parë i dha avantazhin skuadrës zvicerane e cila dukej e sigurt në vazhdimësinë e mëtejshme në turne.
Por në pjesën e dytë, Izraeli u shfaq shumë më ngulmues dhe krijoi rreziqe para portës së Somer, derisa gjeti në minutën e 89-të golin me anë të Vaisman, për të barazuar shifrat në 1-1 dhe për të mbajtur ende të hapur grupin kualifikues në të cilin bën pjesë edhe Kosova.
IZRAEL-ZVICËR 1-1
89′ Vaisman / 36′ Vargas