TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rajo Vajekano është një ndër ekipet e La Ligës ku aktualisht luan mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Ivan Balliu.
Skuadra spanjolle ka vendosur një rekord sa i përket klubit të tyre. Në këtë sezon, Vajekano ka arritur ta mbajë për 11 ndeshje portën e paprekur, një numër i cili nuk është kapur ndonjëherë më parë. Padyshim për këtë meritë ka edhe Balliu, i cili është një nga titullarët e padiskutueshëm në ekip.
32-vjeçari këtë vit ka luajtur 27 ndeshje në kampionat, ndërsa Vajekano renditet në vendin e 16-të, duke grumbulluar 30 pikë deri tani, konkretisht 6 fitore, 12 barazime dhe 12 humbje në total.