SPORT, 24 Mars 2025, 16:23

Ish-sulmuesi i Kombëtares dhe Partizanit zyrtarizohet në Itali, rikthehet në fushë pas 11 muajsh për mbijetesën

Ish-sulmuesi i Kombëtares dhe Partizanit zyrtarizohet në Itali,

Edgar Çani po e vazhdon karrierën te Junajtid Riçone në Itali. Ish-sulmuesi i Kombëtares dhe Partizanit, luajti dje ndeshjen e parë pas 11 muajsh.

Çani mbetet kështu në Serinë D italiane. 35-vjeçari luajti titullar në takimin e parë, kur ishte edhe mundësia.

Junajtid Riçone po lufton për mbijetesën. Aktualisht është në vendin e parafundit dhe rrezikon rënien. Debutimi me skuadrën e re ishte për t’u harruar, pasi skuadra e Çanit u mposht me rezultatin 0-4.