TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kapiteni i Interit, Andrea Ranokia, thotë se fitorja e titullit kampion në derbi do të ishte diçka shumë e bukur dhe historike për tifozët. I ftuar në emisionin “Presing”, Ranokia ka analizuar situatën që po kalojnë zikaltrit, por flet gjithashtu edhe për Milanin dhe sezonin në Itali.
“Interi duhet ta mbyllë diskutimin e Serisë A sa më shpejt të jetë e mundur. Tani të gjithë kanë filluar të bëjnë llogaritë, por mbetet për t’u parë. Nëse do ta fitojnë në derbi do të ishte diçka shumë e bukur për tifozët. Kundër Napolit bënë një ndeshje të mirë, por sigurisht që u ndje lodhja e Champions-it dhe kishte pak tension për atë eliminim.
Megjithatë në pjesën e parëbënë një ndeshje shumë pozitive, por thjesht nuk arritën që të finalizonin rastet e shumta që patënnë dispozicion”, tha ish-mbrojtësi. Ai sqaroi se trajneri në njëskuadër futbolli është shumë i rëndësishëm.
“Puna më e madhe është e trajnerit. Ai është80% e skuadrës dhe 20% janëlojtarët. Në karrierën time tekInteri kam pasur shumë trajnerëtë mirë, por edhe nga ata që nuki kanë dhënë asgjë skuadrës. Pioli? Meriton që të konfirmohette Milani.
Ka bërë një punë tëshkëlqyer dhe nuk mund të gjejë tjetër trajner më të mirëskuadra kuqezi. Skuadra patishumë ndryshime gjatë merkatos së kaluar dhe nuk ështëaspak e lehtë për të mbajtur tënjëjtin ritëm”, ishte analiza eRanokias që prej kohësh tashmë ka marrë rolin e opinionistitnë mediat italiane.