SPORT, 9 Dhjetor 2023, 09:28

Inzagi me eksperiment në të djathtë, ja si pritet të rreshtohet Interi ndaj Udinezes

Inzagi me eksperiment në të djathtë, ja si pritet të

Sot përballë Udinezes, Simone Inzagi do të kërkojë tri pikët e radhës dhe sigurisht që në sulm do të niset nga dyshja Lautaro-Turam.

Bastoni është stërvitur me grupin dhe pritet të jetë pjesë e skuadrës, por nuk do të niset titullar në të majtë të prapavijës, me rolin që do i duhet ta mbulojë Karlos Augusto. Para Zomerit do të aktivizohet edhe Açerbi e Darmian, ndërkohë që për t’u vendosur ngelet korsia e djathtë, aty ku më i mundshëm duket aktivizimi i Davide Fratezit (Kuadrado nuk është ende në maksimum).

Mesfusha do të përbëhet nga të zakonshmit Çalhanolgu-Barela-Mikhitaian, ndërkohë që në të majtë të mesfushës Dimarko do të provojë sërish të bëjë diferencën