TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shkëlqimi i Lazar Samardzic me Udinezen, po e përforcon idenë se mund të jetë një ndër të larguarit nga ‘’ Dacia Arena ‘’ në merkaton e verës.
Serbi fillimisht u pretendua nga Juventusi por tashmë Interi i ka trokitur në derë.
Do të luhet një supersfidë italiane për 21 vjeçarin, i cili u transferua nga Leipzig në ‘’ Dacia Arena ‘’ në verën e 2021-shit për 3 milionë euro.
Momenti shumë i mirë i Lazar Samardzic me friulanët ia ka rritur ndjeshëm vlerën e kartonit, e cila momentalisht i arrin 30 milionë eurot.
Mesfushori është një lojtar që mund të përshtatet në disa pozicione, fakt i cili mund ti favorizojë zikaltërit, sidomos në metrat e fundit.
Për Simone Inzaghin kalimi i mundshëm i ishi-t të Hertha Berlinit në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ do të ishte një sukses, trainer i cili deri më tani i ka bërë shkëlqyeshëm detyrat pasi skuadra e tij fitoi Superkupën e Italisë, kryeson Serinë A dhe pret Atletico Madridin në fazën me eleminim direkt në Champions League.
19 sfida dhe 3 gola numëron Lazar Samardzic me bardhezinjtë, skuadër e cila gjithmonë ka notuar në ujërat e mesit të tabelës por momentalisht është shumë pranë zonës së ftohtë.