SPORT, 8 Qershor 2022, 19:25

Interi me sponsor të ri kryesor, vetëm Juventusi përfiton më shumë

Interi me sponsor të ri kryesor, vetëm Juventusi përfiton më

Sponsori i ri në fanellë do të bëjë që Interi të jetë klubi i dytë më i paguar në Itali nga sponsori kryesor. Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, Socios.com, nuk do të jetë më sponsor kryesor i Interit duke e mbyllur këtë aventurë pas 12 muajsh, ndërsa ka paguar rreth 16 milionë euro plus bonuse.

Një shifër më e lartë kjo se Pirelli që paguante më parë rreth 12 milionë euro. Për sa i përket sponsorit të ri, ai do të jetë DigitalBits. Shuma e rënë dakord me kompaninë kaliforniane të blockchain, megjithatë, është shumë më e lartë.

Gjithçka është fryt i një kontrate të nënshkruar vjeshtën e kaluar, e cila përfshinte sponsorizimin e parë si sponsor në mëngë ku Interi përfitoi 5 milionë euro. Më pas ai do të kthehet në sponsor kryesor ku do të paguajë 85 milionë euro për dy sezone. Vetëm Jeep tek Juventusi paguan më shumë në Serinë A.