SPORT, 21 Janar 2024, 21:23

“Interi do t’i përgjigjet Allegrit në kohën e duhur”, Marotta reagon pas thumbimeve të trajnerit të Juventusit

“Interi do t’i përgjigjet Allegrit në kohën e
Marotta dhe Alegri

Drejtori i Interit, Beppe Marotta, ka thënë ata do t’i përgjigjen në kohën e duhur komenteve të trajnerit të Juventus, Max Allegri.

Me vendimet e fundit të diskutueshme të gjyqtarëve që lejuan Interin të barazonte me Genoan dhe të mundte Veronën, trajneri i Juventusit, Allegri, me tallje tha se gara për titull është mes hajdutëve dhe policëve.

“Duhet të qëndrojmë të qetë. Është një ndeshje e vështirë jashtë fushe ndaj Lecces, por ndërkohë ne e kemi lënë vendin e pestë me 16 pikë prapa. Nuk po mendojmë për Derbin e Italisë, por për Leccen. Është si ajo loja me policët dhe hajdutët, ku hajdutët ikin dhe rojet i ndjekin”, deklaroi Allegri.

“Ironia dhe metaforat janë të mira në futboll, e rëndësishme është që të ketë respekt brenda dhe jashtë fushës, në pritje të ndeshjes së 4 shkurtit që të gjithë e quajnë Derby d’Italia”, ka thënë CEO i Interit.

Marotta, i cili ka punuar me Allegrin për shumë vite në Juventus, është pyetur në detaje për atë kishte thënë timonieri i rivalit kryesor.

“Gjithmonë mbështetem në favor të dikujt që vepron me mirëbesim. Allegri sigurisht po e interpreton rolin në mjedisin e tij. Ne do të përgjigjemi në kohën e duhur”, ka thënë Marrotta.