SPORT, 29 Dhjetor 2023, 22:57

Inter nuk merr më shumë se një pikë ndaj Genoas, Juventusi afrohet

Inter nuk merr më shumë se një pikë ndaj Genoas, Juventusi

Inter barazoi 1-1 ndaj Genoas që luante në shtëpi, në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit italian.

Pjesa e parë u karakterizua me shumë raste për gol nga të dyja anët, ku edhe u shënuan dy gola.

Interi kishte tri raste me anë të Marcus Thuram, Hakan Calhanoglu dhe Nicolo Barella para se Marko Arnautovic (43’) të gjejë rrugën e rrjetës.

Arnautovic shënoi për t’i dhënë avantazhin prej 1-0 Interit, pasi u gjend mirë në zonë për të çuar në rrjetë topin e kthyer nga shtylla.

Nuk vonoi shumë reagimi i Genoas dhe ata barazuan rezultatin në 1-1 me anë të Radu Dragusin (47’) i cili shënoi me kokë pas një krosimi nga goditja e këndit.

Pjesa e dytë ishte më e varfër sa i përket rasteve për gol nga të dyja skuadrat.

Inter pati mundësinë të kalonte në avantazh përmes Francesco Acerbit (68’) por goditjen e tij me kokë me shumë mund e ndali portieri vendas, Josep Martinez.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndonjë rast për t’u veçuar dhe të dy ekipet u desh të pajtoheshin me nga një pikë.

Inter pas këtij barazimi vazhdon si lider në tabelë me 45 pikë të grumbulluara, pesë më shumë se Juventusi në vendin e dytë që ka 40 dhe nesër luan ndaj Romës.

Inter nuk merr më shumë se një pikë ndaj Genoas, Juventusi