SPORT, 22 Janar 2024, 13:03

Inter e Napoli, “luftë” për superkupën, sot finalja në Riad, zikaltrit të favorizuar për të fituar një tjetër trofe

Inter e Napoli, “luftë” për superkupën, sot finalja

Inter dhe Napoli do të luftojnë sot për trofeun e parë të vitit 2024 në futbollit Italian, ndonëse superkupa është në fakt një ngjarje që i takon rezultateve të vitit të kaluar.

Dueli final mes këtyre dy ekipeve do të luhet sikurse edhe sfidat gjysmëfinale në Riad të Arabisë Saudite.

Favorit në letër është Interi që ka kaluar në formë të shkëlqyer, ndryshe nga Napoli.

Zikaltrit mundën lehtë në gjysmëfinale Lacion dhe janë gati për trofeun e radhës.

E rëndësishme kjo ndeshje edhe për teknikun Simone Inzagi i cili mund ta çojë në 5 numrin e superkupave të fituara në karrierën e tij.

Inzagi ka luksin ta ketë ekipin e plotë me përjashtim të Kuadrados.

Interi duhet t’i besojë emrave si Lautaro Martinez, Barela, Hakan Calhanoglu apo Di Marko gjithnjë e më shumë vendimtare për ekipin milanez.

Në krahun tjetër Napoli i Maxarrit pavarësisht suksesit 3 me 0 ndaj Fiorentinës në gjysmëfinale, është një ekip me shumë oshilacione, aq sa edhe ndaj vjollcëve nuk bindi në lojë.

Problem më i madh për kampionet në fuqi të Italisë është mungesa e bomberit Osimnehn që luan në kupën e Afrikës bashkë me Anguisa. Ndërsa të tjerë lojtarë me problem janë Olivera dhe Meret.