TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Yann Bisseck, mbrojtësi i Interit, foli në mikrofonat e kanaleve zyrtare të klubit zikaltër pas suksesit 2-0 ndaj Lazios në çerekfinalen e Kupës së Italisë.
“Është një fitore e madhe për ne, ne duam të fitojmë në të gjitha garat. Luajtëm një ndeshje të shkëlqyer në mbrojtje, jam i lumtur. Në çdo ndeshje jemi të përqendruar.
Ne e dimë që jemi një skuadër shumë e fortë, nuk na intereson kush luan. Jemi të lumtur që kemi fituar, por ndeshja e së shtunës kundër Napolit do të jetë shumë ndryshe. Jemi të përgatitur, nëse i bëjmë gjërat mirë mund të fitojmë.”