SPORT, 24 Shkurt 2025, 19:41

Çinari “rrëmben skenën” në Armeni, dopietë me fanellën e Noah

Çinari “rrëmben skenën” në Armeni,

Eraldo Çinari protagonist. Sulmuesi shqiptar ka realizuar dopietë në kampionatin armen, duke lënë gjurmë në triumfin 0-4 të Noah në fushën e West Armenia.

Ishte Çinari që realizoi golin e parë të takimit, pas 11 minutash lojë. Në minutën e 64-të, ai realizoi përsëri, pas një asisti të Ferreira.

Shifrat janë mbresëlënëse në këtë sezon, teksa në të gjitha kompeticionet, 28 vjeçari numëron 11 gola dhe 6 asiste. Në kampionat, lojtari është në kuotën e 10 golave, sakaq katër herë ka dhënë pasin e fundit.