SPORT, 27 Mars 2024, 22:04

Sulmi terrorist në Rusi tremb Gjermaninë, shtohen masat e sigurisë për Europianin

Sulmi terrorist në Rusi tremb Gjermaninë, shtohen masat e

Shtohen masat anti-terror pas sulmit të ISIS në Rusi. Sulmi terrorist i të premtes në Moskë ngjalli sërish frikën nga organizata Shteti Islamik në gjithë Europën e më gjerë. 

Gjermania ka në plan të vendosë kontrolle të përkohshme në kufijtë e vendit dhe të shtojë masat e sigurisë gjatë zhvillimit të Kampionatit Europian të Futbollit EURO 2024, në vendet ku parashikohen grumbullime të mëdha tifozësh. 

Ministrja e brendshme gjermane, Nensi Fezer tha se javën e kaluar ishte parandaluar një sulm që ky grup kishte në plan ta kryente në Suedi, por që po e organizonte në Gjermani. Masat kundër terrorizmit janë ashpërsuar edhe në Francë, Itali e shumë shtete të tjera të unionit.