TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër ngjarje tragjike është regjistruar së fundmi! Bëhet fjalë për ish-portierin e kombëtares afrikane Zimbabve, George Çigova, i quajtur “Zikeeper”, ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 32-vjeçare. Pasi pësoi një atak në zemër në korrik, duke ndërprerë karrierën e tij futbollistike, ai së fundmi iu rikthye futbollit, por duket se jo për gjatë.
Bëhet me dije se Çigova është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Afrikën e Jugut dhe besohet se gjithçka ardhur pas një sulmi në zemër.
Lojtari në fjalë ka luajtur për skuadra të ndryshme si Dynamos, Polokëane City dhe SuperSport United.
Portieri, i cili luajti në 30 ndeshje për Zimbabve, midis viteve 2011 dhe 2019, përfshirë edhe Kupën e Kombeve Afrikane, lë pas një histori të vërtetë suksesi në komunitetin e futbollit në Afrikë.
Çigova kishte qenë aktiv në mediat sociale ditën e sotme, pak para ngjarjes së dhimbshme duke postuar një mesazh ku shkruhej: “Çdo ditë është një bekim i ri. Lërini të gjitha shqetësimet dhe jini mirënjohës për të gjitha gjërat pozitive në jetën tuaj.”
Vdekja e Çigovës është tragjedia e dytë që godet futbollin e Zimbabvesë gjatë javës së kaluar. Ish-lojtari dhe menaxheri Rahman Gumbo gjithashtu ndërroi jetë pas një sulmi të dyshuar në zemër.