SPORT, 11 Qershor 2022, 22:44

Hungaria “kockë e fortë” për Gjermaninë, Anglia dhe Italia vuajnë para portës dhe ndajnë pikët

Hungaria “kockë e fortë” për Gjermaninë, Anglia

Në Wolverhampton, Anglia nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola me Italinë, në sfidën e luajtur për Nations League.

“Tre luanët” u treguan menjëherë të rrezikshëm me Mount, i cili gjeti traversën në minutën e 9-të. Në minutën e 52-të, sërish rasti për anglezët, por Sterling shpërdoron një mundësi të artë, pas një krosimi të James. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Hungaria rezulton “kockë e fortë” për Gjermaninë dhe diçka e tillë u pa sonte. Takimi mes tyre përfundoi 1-1. Golit të Nagyt në minutën e gjashtë për vendasit në Budapest iu përgjigj Hofmman.

Sfida mes Holandës dhe Polonisë u mbyll 2-2, ndërsa 1-1 Uells-Belgjikë.