TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Barcelona nuk ka arritur të fitojë sot ndaj Rayo Vallecanos në transfertë, pasi katalanasit kanë dalë nga stadiumi i kundërshtarëve me vetëm një pikë pas barazimit 1-1. Vendasit shënuan që në pjesën e parë, ku i befasuan katalanasit në minutën e 39’ me anë të Lopez. 45 minutat e para, Rayo Vallecano i menaxhoi më së miri, madje duke i dominuar blaugranat.
Në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi në statistika, pasi Barça normalisht ishte më kërkuese për të shënuar golin e barazimit, dhe pse jo për ta përmbysur atë. Megjithatë, pas shumë tentativash, Barcelona arriti të barazonte rezultatin në minutën e 82’ falë një autogoli të Lejeune.
Me këtë barazim, Barcelona renditet në vendin e tretë me 31 pikë, duke u distancuar me 3 pikë nga kreu i tabelës aktualisht, pasi Girona dhe Real Madrid janë me një ndeshje më pak.