TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pep Guardiola ka insistuar se ai dhe futbollistë e Mançester Sitit nuk meritojnë bonuse të mundshëm në fund të vitit sipas kontratave përkatëse, edhe nëse fitojnë Botërorin e Klubeve, objektivi i vetëm madhor që u ka mbetur “qytetarëve” pas një edicioni shumë zhgënjyes.
Siti luan ndaj Bornmuthit të dielën duke shpresuar që të gjejë gjysmëfinalen e Kupës FA për të shtatin vit radhazi, por po përballet me vështirësi në kampionat për të siguruar një vend në zonën e Ligës së Kampioneve. Nëse fitojnë Botërorin e Klubeve, shpërblimet për lojtarët do të ishin shumë të mëdha, por Guardiola mendon se klubi nuk duhet të japë të tilla.
“Nuk e meritojmë në këtë sezon. Nuk meritojmë bonuse në këtë sezon. Bonusi nëse fitojmë është për klubin. Trajnerët, stafi, lojtarët, ne nuk e meritojmë, as një orë dore”, tha trajneri spanjoll para mediave.