SPORT, 13 Dhjetor 2023, 23:04

“Grupi i vdekjes” mbyllet në mënyrë dramatike! Milani fiton me përmbysje dhe feston Ligën e Europës

“Grupi i vdekjes” mbyllet në mënyrë dramatike! Milani

Grupi F i Ligës së Kampioneve, i ashtuquajturi si ”Grupi I vdekjes” i turneut, është mbyllur në mënyrë dramatike me emocione deri në sekondën e fundit të dueleve.

Në fund, ishin Borusia Dortmund dhe PSG që festuan, edhe pse u ndanë në barazim mes tyre, pasi të dy skuadrat kaluan në turin tjetër të turneut.

Drama e vërtetë ishte në “St James Park” ku Njukasëlli dhe Milani luanin duke shpresuar te fitorja e Dortmundit, por edhe për të kaluar të paktën në Ligën e Europës.

Vendasit dominuan sfidën dhe shënuan të parët me anë të Xhoelinton, por në pjesën e dytë, dy kundërsulme të Milanit sollën fillimisht golin e Pulisiç dhe pastaj të Çukvueze.

Kështu, skuadra italiane shkon në turneun e dytë për nga rëndësia në Europë, ndërsa Njukasëlli mbylli që sot eksperiencën në arenën ndërkombëtare për këtë sezon.

BORUSIA DORTMUND – PSG 1-1

51′ Adejemi / 56′ Zaire Emeri

NJUKASËLL – MILAN 1-2

33′ Xhoelinton / 59′ Pulisiç, 84′ Çukvueze

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Milanit.