SPORT, 13 Dhjetor 2023, 23:00

GRUPI G/ Të rinjtë e Sitit mundin me vuajtje Crvena Zvezdën, fiton dhe Lajpcigu

GRUPI G/ Të rinjtë e Sitit mundin me vuajtje Crvena Zvezdën,

Grupi G ka mbyllur dy ndeshjet e saj të fundit, të cilat luheshin vetëm për statistikë.

Mançester Sitit arriti të fitonte në Beograd 2-3 përballë Crvena Zvezdës. Pep Guardiola zgjodhi t’i besonte lojtarëve të rinj në këtë sfidë, të cilët nuk zhgënjyen.

Në duelin tjetër, Lajpcig fitoi 2-1 përballë Jang Bojs, e cila gjithashtu vlente sa për statistikë.

Kështu në Grupin G Mançester Siti e mbylli në vendin e parë me pikë të plota, teksa pas saj u rendit Lajpcig. Në Ligën e Europës shkon Jang Bojs, ndërsa Crvena e mbyll e fundit me një pikë.

CRVENA ZVEZDA 2-3 MANÇESTER SITI

76′ Huang In-Beom, 90+1′ Katai / 19′ Hamilton, 62′ Bob, 85′ (P) Filips

LAJPCIG 2-1 JANG BOJS

51′ Seshko, 56′ Forsberg / 53′ Kolej.