SPORT, 10 Prill 2024, 23:30

Goli unik i Kristensen në Champions, nuk shënohej një i tillë që nga koha e Simone Inzagit

Goli unik i Kristensen në Champions, nuk shënohej një i

Andreas Kristensen kishte sot një festë të dyfishtë në ndeshjen e Ligës së Kampioneve mes Barcelonës dhe PSG-së, duke arritur një rekord unik për skuadrën katalanase.

Futbollisti hyri në fushë si zëvendësues dhe pak sekonda më vonë, gjeti golin e fitores 3-2 për ekipin katalanas, duke bërë më të bukur ditën kur festonte ditëlindjen e tij. Mbrojtësi danez mbushi sot 28-vjeç dhe nuk kishte dhuratë më të bukur për të se sa kjo e golit vendimtar të shënuar.

Ai u bë në fakt futbollisti i parë në historinë e Barcelonës që shënonte në Ligën e Kampioneve në ditën e ditëlindjes së tij. Në këtë turne ka pasur vazhdimisht lojtarë që kanë shënuar në ditën e ditëlindjes për klubet e tyre, por për të gjetur një të tillë është shumë e vështirë kur bëhet fjalë për fazën me eliminim direkt.

Në fakt rezulton se kjo nuk ndodhte prej 24 vitesh, kur i fundit që kishte shënuar një të tillë ishte Sione Inzagi me fanellën e Lacios ndaj Valencias.