Mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka ka shënuar gol me fanellën e Bazelit, por skuadra e tij nuk arriti të merrte pikë, teksa u mposht me përmbysje 4-1 nga Servete, duke u zhytur në fundin e renditjes.
Dueli ishte i vlefshëm për javën e 14-të, teksa Baseli në minutën e 18-të mbeti me një lojtar më pak në fushë, ndërsa Xhaka shënoi për 1-0 në minutën e 21-të. Por më pas Servete shënoi katër gola për fitoren e thellë.
Xhaka e Leon Avdullahu u paraqitën në qendër të mesfushës te Bazeli, që pësoi humbjen e nëntë në 14 javë. Skuadra e Xhakës ka tetë pikë dhe mbyll tabelën në vendin e fundit.