TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tjetër sulmues shqiptar po bën mirë në Itali në këtë sezon dhe pret që në të ardhmen të marrë një ftesë nga trajneri i Kombëtares, Silvinjo. Silvio Merkaj ka qenë vendimtar me fanellën e Sudtirol, duke e ndihmuar këtë të fundit që të mbetet në garë për play-off për ngjitjen në elitën e futbollit italian.
Sulmuesi i transferuar gjatë verës në klubin e Serisë B, ka shënuar golin që vulosi fitoren 3-0 për skuadrën e tij përballë Kremonezes, një prej ekipeve pretendente për ngjitjen në Serinë A. Sulmuesi 26-vjeçar u aktivizua në minutën e 64-t të sfidës dhe në minutën e 83-të, çoi sferën në rrjetë për mbyllur diskutimet për fatin e ndeshjes.
Ky ishte goli i katërt në këtë sezon për Merkajn, i cili ka dhënë edhe dy asiste në 25 ndeshjet që ka luajtur me fanellën e kësaj skuadre, kryesisht duke u aktivizuar si zëvendësues. Sudtirol është në vendin e 9 në renditje, në ndjekje të të 8-it që të çon në fazën play-off të turneut.