TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Anis Mehmeti është kthyer përsëri në rolin e protagonistit me skuadrën e Bristol në kategorinë e dytë angleze të futbollit. Anësori i sulmit, po bën paraqitje shuëm të mira dhe duket se po kthehet në formën që i siguroi atij vitin e kaluar edhe praninë në radhë e Kombëtares kuqezi.
Mehmeti ka shënuar sot golin e dytë të këtij sezoni me fanellën e Bristolit në ndeshjen kundër Ipsuiç dhe ka qenë një gol spektakolar. Futbollisti mori topin në krahun e majtë dhe pasi kaloi kundërshtarët me një sllallom të shpejtë, lëshoi një gjuajtje të pakapshme për portierin.
Një gol që më siguri do e kthejë atë në vëmendjen e trajnerit Silvinjo, i cili duke parë momentin “jo” të tij, e kishte lënë jashtë grumbullimeve. Me ndeshjet e marsit që afrojnë dhe me formën që po kalon, ky gol ishte një sinjal i futbollistit për trajnerin e kuqezinjve.