SPORT, 2 Shkurt 2024, 17:41

Gjithçka gati për dy javë! Presidenti i Barcelonës konfirmon krijimin e ‘European Superleague’

Gjithçka gati për dy javë! Presidenti i Barcelonës

Tashmë gjithçka pritet të bëhet zyrtare, me kompeticionin më të ri të futbollit, European Superleague, që pritet të vijë në “jetë”, brenda 2 viteve. Kështu është shprehur, Presidenti i “Katalanasve” të Barcelona, Joan Laporta, i cili është shprehur se pavarësisht sfidave të shumta, vendimi i Gjykatës Europiane për Drejtësi ka hapur rrugën për krijimin e kompeticionit më të ri për klube.

Laporta deklaroi se në fillim të rrugëtimit të European Superleague nuk do të jenë klubet angleze, kjo për shkak se atë e kanë “Superleague”-n e tyre, teksa nuk ngurroi të zbulojë edhe emrat e disa skuadrave që do t’i bashkohet rrugëtimit, emra të cilët fillimisht u shprehën se nuk do t’i bashkoheshin kurrë organizimit të një kompeticioni të tillë.

“European Superleague do të nisë brenda 2025-ës dhe në fillim të rrugëtimit nuk do të jenë klubet angleze. Ato e kanë tashmë një “Superleague”, që është kampionati anglez. Do të jenë Real Madrd e Barcelona, 4 klubet italiane si Inter, Milan, Roma e Napoli, francezët e Marseille, portugezët Porto, Benfica e Sporting Lisbon, holandezët Ajax e PSV dhe belgët e Brugge dhe Anderlecht”,- u shpreh Presidenti i “Blaugranave”.

Ndër të tjera, Laporta risolli gjithashtu në kujtesë se edhe ai që sot është kompeticioni më i rëndësishëm në Europë, Champions League, nisi me më pak skuadra në 1955-ën dhe me shumë skepticizëm, për të arritur në nivele të jashtëzakonshme, duke konfirmuar edhe njëherë dëshirën e madhe për krijimin e këtij kompeticioni të ri.