SPORT, 15 Janar 2024, 13:55

Gjesti pas golit i kushton shumë, arrestohet futbollisti izraelit në Turqi. Ja arsyeja

Gjesti pas golit i kushton shumë, arrestohet futbollisti izraelit në

Një futbollist izraelit ka rënë në prangat e policisë turke, pasi akuzohet për nxitje të urrejtjes dhe armiqësi. Bëhet fjalë për lojtarin izraelit të Antalyaspor, Sagiv Jehezkel, i cili thuhet se ka mbajtur qëndrim mbi luftën Izreal-Palestinë.

Ai tregoi solidaritet me njerëzit e mbajtur peng nga organizata militante Hamas gjatë një ndeshjeje të kampionatit. Lojtari i tha policisë se ai thjesht po bënte thirrje për t’i dhënë fund luftës, dhe pas shënoi një gol shfaqi një fashë në kyçin e dorës me fjalët “100 Ditë 7.10”. Referencë kjo për 7 tetorin, ditën kur Hamasi sulmoi Izraelin dhe mori me qindra pengje.

Gjatë marrjes në pyetje në polici, lojtari mohoi akuzat: “Unë nuk jam pro luftës. Dua që ky proces 100-ditor të përfundojë. Dua që lufta të përfundojë. Kurrë nuk jam angazhuar në ndonjë gjë që lidhet me politikën. Nuk kam respektuar askënd që nga dita që kam ardhur. Doja të tërhiqja vëmendjen për përfundimin e luftës.”, tha ai.