SPORT, 9 Prill 2024, 23:06

Gjashtë gola dhe spektakël, Real Madrid dhe Man City ndahen në paqe në "Santiago Bernabeu"

Gjashtë gola dhe spektakël, Real Madrid dhe Man City ndahen në

Real Madridi dhe Manchester City kanë luajtur baras me rezultat 3-3 në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Të parët që kaluan në avantazh ishin mysafirët që kaluan në avantazh prej 1-0 me golin e shënuar nga Bernardo Silva në minutën e dytë.

Pas golit të pësuar Real Madridi mori iniciativën, ku eventualisht ia doli që të përmbysë epërsinë e “Qytetarëve”.

Fillimisht ishte Eduardo Camavinga (12’) i cili shënoi për rezultatin 1-1 falë edhe ndihmës nga Ruben Dias i cili devijoi topin.

Menjëherë në aksionin e radhës madrilenët ja dolën që të shënojnë edhe golin e dytë, kësaj radhe me anë të brazilianit Rodrygo i cili u asistua nga Vinicius Junior për rezultatin 2-1.

Me avantazh minimal të Real Madridit përfundoi pjesa e parë e këtij ballafaqimi.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Cityn që e dominuan atë për pjesën më të madhe ku edhe arritën të përmbysin rezultatin.

Phil Foden (66’) shënoi një super gol për 2-2, ndërsa vetëm disa minuta më vonë gol fantastik realizon edhe kroati Josko Gvardiol (71’) për epërsinë e Cityt me rezultat 3-2.

Real Madridi nuk u zmbraps pasi kaluan në avantazh dhe ia dolën që të barazojnë rezultatin me anë të Federico Valverdes (79’) i cili shënoi për rezultatin 3-3.

Deri në fund nuk pati ndryshim të rezultatit dhe ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë, duke bërë që fituesi të vendoset në duelin që do të zhvillohet në Angli javën e ardhshme.