SPORT, 3 Janar 2024, 22:40

Girona dhe Atletiko Madridit dhurojnë spektakël, pjesa e parë mbyllet me 5 gola të shënuar dhe 1 të anuluar nga VAR

Girona dhe Atletiko Madridit dhurojnë spektakël, pjesa e parë

Minuta spektakolare u regjistruar në pjesnë e parë të duelit mes Gironës dhe Atletikos së Madridit i vlefshëm për javën e 19-të të La Ligës. Fragmenti i parë i ndeshjes përfundoi me shifrat 3-2. 

Valeri hapi serinë e golave në minutën e 2-të, teksa Morata barazoi përkohësisht shifrat në minutën e 14-të. Vendasit e Gironës shënuan edhe 2 herë të tjera me Savion dhe Blind në minutat 26 dhe 39, teksa ekipi i Simeones, nuk u dorëzua duke ngushtuar shifrat në të 44-tën me Moratën që kompletoi dopietën personale.

Bomberi spanjoll arriti të gjente rrugën e rrjetës edhe në minutën 45+1, por goli u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje.