TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trajneri i Atalantës, Gasperini, doli në konfernecë para ndeshjes me Interin. Ai vlerësoi në maksimum zikaltërit, si një skuadër që e ka rritur mjaft cilësinë e lojës.
“Inter-i është një skuadër e kompletuar, Inzaghi ka bërë një punë të madhe, rrallë e kemi parë Inter-in të luajë me këtë cilësi. Ata kanë cilësi në të gjitha departamentet, luajnë mirë në Itali dhe në Europë, ne duhet të bëjmë lojën tonën.
Në ndeshjen e parë ne luajtëm ndeshjen tonë, gabuam me penalltinë që hapi ndeshjen, por ishte një ndeshje e ekuilibruar. Scamacca? Ai sillet shumë mirë dhe punon shumë, nuk ka problem Scamacca. Problemi i vetëm është të konsiderosh Scamacca një kampion të madh, sot kjo nuk është e mundur”, tha ai.