TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mançester Junajtid ka lënë t’i ikin nga duart tre pikë të arta për kualifikimin dhe tashmë nuk ka më në dorë fatin e tij në Ligën e Kampioneve teksa ka shpërdoruar dy herë avantazhe me dy gola përballë Gallatasarajit.
“Djajve të kuq” u duhej një fitore në Stamboll meqë turqit kishin avantazhin e një pike më shumë në renditjen e Grupit A dhe ndeshje më të lehtë në fund me Kopenhagën, kundrejt sfidës të anglezëve ndaj Bajern Mynih. Mançesteri e nisi mirë me dy gola të Garnaço dhe Bruno Fernandes por Zijeh shkurtoi diferencën me një goditje dënimi ku Onana u tregua i pavëmendshëm.
MekTomini ktheu përsëri diferencën e dy golave për ekipin mik. Megjithatë, Onana shkaktoi autogol pas një tjetër goditje dënimi të Zijeh, ndërsa më pas Akturkoglu vulosi barazimin 3-3- që i jep kështu një shtysë ekipit turk për vijimësinë e mëtejshme në këtë turne.
Ndërkaq, në sfidën e Grupit B, PSV ka eliminuar Seviljen, duke përmbysur sfidën përballë saj në transfertë, edhe pse kjo e fundit kryesonte 2-0 në pjesën e parë. Kartoni i kuq i Okampos ndryshoi fatin e duelit dhe i dha mundësinë holandezëve që të shënonin tre herë pas minutës së 68 të takimit.
Gallatasaraj-Mançester Junajtid 3-3
29′ Zijek, 62′ (ag) Onana, 71′ Akturkoglu / 11′ Garnaço, 18′ B. Fernandes, 53′ MekTomini
Sevilja-PSV 2-3
24′ Serxho Ramos, 47′ En Nesiri / 68′ Saibari, 81′ (ag) Gudelj, 90’+2′ Pepi.