SPORT, 9 Nëntor 2025, 18:38

Gabon Real Madridi, lëshon pikë te Rayo Vallecano

Gabon Real Madridi, lëshon pikë te Rayo Vallecano

Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një pikë në udhëtim te Rayo Vallecano, në kuadër të xhiros së 12-të në La Liga.

“Los Blancos” pavarësisht që dominuan assesi s’arritën ta thyenin mbrojtjen e Vallecanos, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 0-0.

Vinicius Jr kishte rastin e parë të rrezikshëm në ndeshje por që braziliani dështoi ta finalizojë nga afërsia.

Pas tij, tentim kishte edhe mbrojtësi Raul Asencio me kokë megjithatë edhe goditja e spanjollit përfundoi jashtë portës.

Vallecano u mbrojt në periudhën më të madhe të kohës ndërsa rrezikoi me disa kundërsulme përmes De Frutos dhe Garcia por gjithashtu nuk ishin efektive.

Kësisoj, Real Madridi shijon barazimin e parë të këtij sezoni në La Liga, duke pasur 31 pikë, kurse Vallecano zë pozitën e 12-të me 15 sosh.