TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Kastriot Dermaku, u gradua kapiten te skuadra e Serisë A, Leçe, në miqësoren e ditës së sotme ndaj Parmës.
30-vjeçari, iu bashkua skuadrës së Leçes më 5 tetor të vitit 2020 nga Parma, fillimisht në formë huazimi, teksa së fundmi Leçe bleu përfundimisht kartonin e mbrojtësit shqiptar. Edhe pse vetëm 2 sezone tek kjo skuadër, që sezonin e ri do të militojë në Serinë A, Dermaku, është shndërruar menjëherë në lider.
Vlen të theksohet se në miqësoren e sotme ndaj Parmës, titullar u aktivizua edhe shqiptari i Kosovës, Medon Berisha që është një produkt i akademisë së Jang Bojs. Mesfushori ka premise për një të ardhme të ndritur. Ai është vetëm 18-vjeç dhe po fiton gradualisht besimin e trajnerit të Leçes.
