SPORT, 1 Gusht 2022, 12:52

Futbollistët që kanë fituar më shumë në botë, Messi në kuotën e 41 trofeve, në ndjekje të fronit, “zhduket” Ronaldo

Futbollistët që kanë fituar më shumë në botë,

Me trofeun e Superkupës së Francës në “xhep”, Leo Messi shkon në kuotën e 41 titujve në karrierë, një shifër e jashtëzakonshme. Sulmuesi argjentinas vihet në ndjekje të Dani Alvesh i cili mbetet lojtari me më shumë trofe në karrierë, 44 të tillë.

Diferenca nuk është shumë e madhe dhe Messi do të përpiqet të arrijë sa më shpejt mikun e tij në majën e podiumit.

Në vendin e tretë me 39 trofe ndodhet Andres Iniesta. Shumë më larg ndodhet rivali i tij më i madh, C.Ronaldo me portugezin që renditet në vendin e 12-të me 32 trofe, një më pak se Zlatan Ibrahimovic.