TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kristjan Asllani është bërë prej ditësh çështja kryesore në mediat italiane, teksa si duket, nga sezoni i ardhshëm do ta shikojmë te Interi.
Marrëveshja prej 14 milionë eurosh me Empolin, shtuar këtu edhe dy milionë nga bonuset, e bën mesfushorin kuqezi si transferimin e dytë më të shtrenjtë në Serinë A për shqiptarët.
Më shumë sesa lojtari në largim i Empolit, është shitur vetëm Marash Kumbulla vite më parë, me mbrojtësin e Përfaëqësueses shqiptare që kaloi nga Verona te Roma me formulën e huazimit 2-vjeçar me detyrim blerjeje 13.5 milionë euro plus 3.5 milionë bonuse.
Transferime të tjera mund të përmendim atë të Etrit Berishës nga Lazio te Atalanta për më shumë se 5 milionë euro, apo edhe atë të Elseid Hysajt (Empoli-Napoli, 5 milionë euro).