SPORT, 11 Dhjetor 2023, 10:59

Futbollistët e Kombëtares shkëlqejnë në Europë, ja pesë legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollistët e Kombëtares shkëlqejnë në Europë, ja

Fundjava që lamë pas ishte tejet pozitive për futbollistët shqiptarë që luajnë në Europë, të cilët shkëlqyen me skuadrat e tyre.

Portali i njohur i statistikave “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët më të vlerësuar të kësaj jave.

Vendin e parë e mban portieri i Kombëtares shqiptare, Elhan Kastrati, i cili e mbajti të paprekur portën e Çitadelës në sfidën me Kosenzën dhe për këtë gjë u vlerësua me notën 8.3.

Në vendin e dytë renditet Odise Roshi me notën 7.4. Mesfushori shqiptar bëri një paraqitje mjaft të mirë në fitoren që ekipi i tij, Sakarjaspor arriti në kampionat.

Në podium me notën 7.3 është sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku, i cili shënoi dhe i dha fitoren Rubin Kazanit në kampionatin rus.

Pas tij renditet Kristi Qose me notën 7.2, ndërsa renditjen e mbyll një tjetër futbollist i Kombëtares, Jon Mersinaj me notën 7.1.

Futbollistët e Kombëtares shkëlqejnë në Europë, ja