TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dejan Kulusevski u transferua në mesin e sezonit të kaluar te Totenhemi, duke mbyllur aventurën me Juventusin. Një aventurë me bardhezinjtë, e cila nuk rezultoi sipas pritshmërive të suedezit me sulmuesin anësor që përfundoi në një lojtar rezervë.
Mirëpo, me Antonio Konten tek Totenhemi, 22-vjeçari duket i “rilindur” teksa ishte vendimtar për Spurs në përmbushjen e objektivit për ta mbyllur kampionatin në vend të katërt. Tashmë, Kulusevskin e pret një sezon edhe më impenjativ teksa thekson se i pëlqen të stërvitet shumë për t’u shndërruar në një kampion. Në fund, Kulusevski nuk harron edhe të thumbojë Serinë A, duke shtuar se Premier Liga është më e shpejtë dhe më e fortë.
“Unë punoj fort sepse dua që të jem gjithnjë konkurrues, ende nuk i kam rezultatet më të mira dhe kam punë përpara. Por, mua më pëlqen të punoj sepse në mendjen time dua vetëm të shndërrohem në një kampion. Premier Liga? Është kampionati më i shpejtë dhe më i fortë”, shprehet Kulusevski.