SPORT, 31 Dhjetor 2023, 18:54

Fundi i vitit 2023, ja cilët janë klubet dhe lojtarët që kushtojnë më shumë në Superiore

Fundi i vitit 2023, ja cilët janë klubet dhe lojtarët që

Klubet e Superiores janë shkëputur një javë më parë nga fushat e lojës, për t’u kthyer vetëm në fundjavën e dytë të janarit. Deri atëherë, mes tyre pritet të ketë ndryshime të kanë filluar që tani, me afrime e largime në merkato. Por cilët janë ato klube që e mbyllin vitin 2023 si më të vlefshmet sa i përket vlerës së kartonit?

Sipas portalit të specializuar “Transfermarkt”, klubi më i vlefshëm në Superiore mbetet Partizani, i cili kushton në fund të këtij viti 6,13 milionë euro. Ai ndiqet nga Tirana, që kushton 5,35 milionë euro dhe më pas nga Egnatia që kryesos kampionatin, me vlerën 4,75 milionë euro të futbollistëve të saj.

Sa u përket futbollistëve, lojtari më i vlefshëm i Superiores është Arinaldo Rrapaj i Partizanit, i cili kushton 650 mijë euro. Me largimin e FLorent Hasanit “de facto” në janar, pas mesfushorit të Partizanit mbetet një “gropë” pasi futbollisti i dytë më i vlerësuar do të jetë Fernando i Egnatias, i cili kushton 200 mjë euro më pak sipas “Transfermarkt”.

Megjithatë, bie në sy se mes 10 futbollistëve më të kushtueshëm të Superiores, janë shumë emra të lojtarëve të Egnatias, që ka në këtë listë edhe Spahiun, Zejnullain, Isgandarli dhe Sherrin.

Fundi i vitit 2023, ja cilët janë klubet dhe lojtarët që

Fundi i vitit 2023, ja cilët janë klubet dhe lojtarët që