SPORT, 19 Dhjetor 2023, 20:34

“Frymëzohem nga Benzema”, ëndrra e madhe e Kristian Shpendit: Një finale e Champions me Stiven si kundërshtar

“Frymëzohem nga Benzema”, ëndrra e madhe e Kristian

Binjakët Stiven dhe Kristian Shpendi janë kthyer brenda pak kohësh në dy protagonistë aboslutë të futbollit italian. Dy sulmuesit e Kombëtares U21 të Shqipërisë, po tregojnë sa vlejnë përtej Adriatikut dhe e ardhmja e tyre duket e sigurt në futbollin e rëndësishëm.

Stivën është transferuar te Empoli gjatë verës dhe pak nga pak po gjen minuta në radhët e klubit të Serisë A, teksa pret ende golin e tij të parë në këtë kampionat. Kristian është ende pjesë e Çezenës në Serinë C, ku ka marrë vendin e binjakut të larguar në formacion, për t’u kthyer në bomberin kryesor të ekipit me10 gola që në këtë pikë të sezonit. Edhe për të pritet që shumë shpejt të hapen dyert e klubeve më të rëndësishme italiane.

Siç tregon vetë djaloshi, objektivat që  i ka vënë veten, nuk janë modestë, përkundrazi. Në një intervistë për “Sky Sport”, ai ka folur rreth asaj që po përjeton te Çezena, si dhe ëndrrën e madhe që ka për karrierën e tij.

“Është e vështirë që të parashikosh se sa mund të shënojë një qendërsulmues. Unë mundohem të jap maksimumin dhe jam i mbështetur nga shokë shumë të mirë skuadre. Frymëzohem nga Benzema, por i shoh edhe sulmuesit e tjerë në qarkullim.

Me Stiven tallem gjithmonë duke i thënë që do të shkoj më larg se ai, ndoshta do të luajmë një finale të Ligës së Kampioneve si kundërshtarë”, ishin fjalët e sulmuesit shqiptar.